Kompania ajrore me buxhet të ulët “Wizz Air” ndërpret linjat ajrore Shkup- Barcelonë dhe Ohër- Londër. Ky vendim vjen vetëm një javë pasi qeveria e anuloi tenderin për dhënien e mbështetjes financiare për transportuesit ajror, në të cilët “Wizz Air” ishte i vetmi kandidat.
Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve theksojnë se oferta nuk ishte me dokumentacion të plotë. Shitja e biletave për linjat ajrore Shkup- Barcelonë do të ndërpritet më 26 tetor dhe Ohër-Londër më 24 tetor.
Këto janë në të vërtetë datat deri kur fluturimet drejt këtyre destinacioneve subvencionohen nga paratë e shtetit. “Wizz Air” do të ndërpresë dhe linjën ajrore Shkupi- Vaksjo në Suedin jugore, nga mesi i shtatorit për shkak të kërkesës së ulët. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugarevski thotë se ka para për subvencionimin e linjave me buxhet të ulët.
Shteti ka paraparë mjete për kompanitë me buxhet të ulët, ashtu që qëndroj pas asaj që thashë se në pajtim me programin qeveritar kjo masë vazhdon, dhe Qeveria do të vazhdojë të subvencionojë kompani me buxhet të ulët. Javën e ardhëshme do të shpallet thirrje e re publike, pasi javën e kaluar u anulua procedura”- tha Goran Sugarevski, ministër i transportit.