Sugjerime për dhëmbë të shëndetshëm

Të gjithë e dimë këshillën për dhëmbë të shëndetshëm, të lahen dy herë në ditë dhe të mos konsumohen shumë ushqime me sheqer.

Marketing

Edhe kur ndiqen të gjitha këshillat me kujdes, çdo njeri e ka të domosdoshme të shkojë tek dentisti. Por, mjekët stomatologë kanë dhënë disa sugjerime të reja për çdo person që dëshiron të ketë një higjienë të mirë orale.

Ata thonë se duhen përdorur furça të vogla me qime të buta, në mënyrë që të heqin papastërtitë kudo dhe të mos dëmtojnë mishrat. Pasta e dhëmbëve sjell përfitimin më të madh për dhëmbët. Sugjerohen pasta me “1350-1500ppmF” pasi ka përqendrim të lartë të fluorit, i cili parandalon prishjen e dhëmbëve. Fluori zëvendëson mineralet e humbura në dhëmbë dhe gjithashtu i bën ato më të forta. Rreth 30 minuta pas larjes, dentistët thonë se duhet bërë shpëlarja me listerinë. Nëse e bëni shpëlarjen menjëherë, rrezikoni të largoni fluoridin dhe dhëmbët tuaj do dobësohen.

Marketing