Suhareka ndanë rrugët me Shpetim Duron

Suhareka ka bërë të ditur se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Shpetim Duro.

Marketing

Klubi suharekas zbuloi se rrugët i kanë ndarë me marrëveshje të dyaanshme.

“Ju njoftojmë që me marrëveshje të dyanshme kemi ndërprerë bashkëpunimin me kryetrajnerin Shpetim Duro”, thuhet fillimisht në reagimin e Suharekës.

“Ndihemi te lumtur për bashkëpunimin dhe shumë mirënjohës për punën e bërë deri më tani ku ishte kënaqësi që në radhët tona kishim një njeri si Shpetim Duro”.
“Ju urojmë shumë suksese në vazhdim e gjithë kryesia, stafi dhe futbollistët të jemi falënderues për gjithçka”, përfundon shkrimi i suharekasëve.

Me Duron në krye të ekipit, Suhareka ka arkëtuar 13 pikë, që përkthehet në katët fitore, 1 barazim dhe dy humbje. /Telegrafi/

Marketing