Sukseset e kardiologut të mirënjohur nga Tetova, Valon Asani tani më kalojnë kufijtë e Maqedonisë së Veriut. Asani prej datës 21 Maj është pjesëmarrës në takimin zyrtarë të Shoqatës Europiane të Ndërhyrjeve Kardiologjike dhe Kursit Botëror në Mjekësinë Kardiovaskulare Intervenuese që po mbahet në Paris. Këtë vitë Euro PCR festoi 30 vjetorin e saj dhe mblodhi 11.206 pjesëmarrës aktivë! Në këtë aktivitet në mesin e kardiologeve me renome botërore Kardiologu Valon Asani ishte panelist në EuroPCR 2019 ‘Complex CTO cases: MSCT and intracoronary imaging may help’. Ai gjatë konferencës botërore u prezantua me temën ‘ Bilateral radial access for left main PCI with double guide ans X-kiss technique’, raste të cilët në vazhdimësi po zbatohen në praktik në kardiologjinë intervente në Tetovë.
Fusha e ndërhyrjeve kardiovaskulare po zhvillohet me shpejtësi. Procedurat dhe teknikat e reja invazive tani më po shtojnë dinamikën, ndërsa anatomia e pacientit krijon sfida shtesë, këto përvoja e risi Asani po i avancon e realizon në përditshmërinë e tij si një ndër kardiologët intervent më të suksesshëm.
Në këtë eviniment u diskuta për riparimet aortale në implantet e valvulave të zemrës, riparimit endovaskular, pasi procedurat e avancuara po bëhen me standarde të pranuara – dhe teknologjia e re vazhdon të frymëzojë metoda të reja. Për të gjitha këto metoda të rëndësishme që u prezantuan në këtë eviniment sdo mend se do të jenë edhe pjesë dhe pervojë e duhur edhe per kardiologun Valon Asani i cili në vazhdimësi po hapëron me trendet bashkëkohore evropiane. Një ndër mbështetësit e Asanit i cili në vazhdimësi mbështet avancimin, jo vetëm të Asanit, por edhe të Qendrës së Tetovës dhe qendrës referente Evropiane është profesori me renome Sasko Kedev. Suksesi i Asanit dhe përvojat Evropiane na bën të ndjehemi krenar. Fakti se sëmundjet kardiovaskulare janë arsyeja numër një për vdekshmërinë në Maqedoni, Asani çdo ditë po ballafaqohet me përgjegjësi të mëdha, duke iu dalë në ndihmë fateve të pacientëve të tij, e profesionin duke e realizuar me shumë përgjegjësi e sukses.