Sulejman Rexhepi: Të shkrumbohet “dora e zezë” që djeg xhami

Në fshatin Erekovci të komunës së Prilepit, dje, më 5 tetor 2018, është djegur xhamia e vjetër 350 vjeçare. Indiciet e para që vijnë nga vendasit si dhe nga këshilli i xhamisë së Kanatllarcit flasin për zjarr vënie të qëllimshme. Rasti është paraqitur në polici.

Marketing

Rijaseti i BFI në RM e dënon ashpër këtë akt barbar kurse nga organet kompetente policore kërkon që urgjentisht t’i gjejnë autorët e këtij akti racist dhe, të shkrumbohet njëherë e mirë “dora e zezë” që turret t’i vë flakë xhamive.

Gjithashtu, nga institucionet përkatëse shtetërore kërkojmë që këtë Shtëpi të Zotit, këtë vlerë të trashëgimisë kulturore e shpirtërore, sa më parë ta ngrisin duke ua siguruar atyre banorëve myslimanë të Erekovcit xhaminë ku do të vijojnë t’i kryejnë obligimet fetare ashtu siç i kanë kryer shekuj me radhë.
Rijaseti i BFI në RM
H. Sulejman Rexhepi, Reisul Ulema