Sulejmani: Me fitoren e Trampit, roli i Orbanit në Ballkanin Perëndimor do të rritet ndjeshëm

Me Trampin në Shtëpinë e Bardhë, roli i kryeministrit hungarez Orban në Ballkanin Perëndimor do të rritej ndjeshëm, vlerëson njohësi i çështjeve ndërkombëtare Rizvan Sulejamani. Në intervistë për Alsat, Sulejmani tha se Tramp është vëlla ideologjik me Orbanin, Putinin e Erdoganin, me të cilët ndan të njëjtën bindje për mënyrën e funksionimit të shtetit.

Marketing

“Trampi, me Putinin me Orbanin me Erdoganin është vëlla ideologjik. Ai ka të njëjtin koncept dhe të njëjtën bindje për funksionimin e shtetit. Ai mendon se shteti funksionon në mënyrë efikase nëse ke një pushtet të centralizuar dhe një autoritet të fuqishëm dhe çështjet më lehtë zgjidhen përmes autoritetit sesa nëpërmjet procedurave të gjata të demokracisë, konsultimeve, marrëveshjeve, harmonizimeve e kështu me radhë. Ai është vëlla ideologjik. Dhe në instancë të fundit çfarë mund të presim ne prej rajonit. Nëse Trampi fiton do të kemi shumë më tepër Orban në këtë regjion, roli i Orbanit do të jetë shumë më i madh nëse Trampi do të fitojë. Por Orban nuk vjen vetëm si një kryeministër i një shteti. Ai vjen me ideologjinë e vet, me mënyrën e funksionimit të vet, me kuptimin e vet për politikën, me kuptimin e vet për demokracinë”, deklaroi Rizvan Sulejmani, njohës i çështjeve ndërkombëtare. /Alsat.mk

Marketing