Sulm kamikaz para Gjykatës së Lartë në Brazil, shtohet frika e sigurisë përpara samitit G20

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Brazilit, Alexandre de Moraes tha sot se një kamikaz që u përpoq të hynte në Gjykatën e Lartë dje synonte të hidhte në erë ndërtesën, duke e përshkruar atë si pjesë të një vale në rritje të sulmeve ndaj demokracisë.

Marketing

Shpërthimet jashtë Gjykatës së Lartë dhe në një parking aty pranë, të cilin policia federale po e trajton si sulme, kanë rritur frikën e sigurisë disa ditë përpara samitit G20 në Rio de Zhaneiro dhe vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në kryeqytetin brazilian.

Policia e ka identifikuar njeriun që vrau veten në shpërthimin jashtë Gjykatës së Lartë si ish-kandidat për këshillin e qytetit nga partia e ish-presidentit Jair Bolsonaro. Ai përhapi retorikë të ashpër politike në internet.

Francisco Wanderley Luiz humbi garën e këshillit të qytetit 2020 në Rio do Sul, në shtetin jugor të Santa Catarina, si anëtar i Partisë Liberale të krahut të djathtë të Bolsonaro.

Moraes tha se është e mundur që Luiz të ketë vepruar i vetëm, por se sulmi ishte rezultat i retorikës që daton nga qeveria Bolsonaro.

Ai i përshkroi shpërthimet si sulmin më të keq në Gjykatën e Lartë që kur mbështetësit e Bolsonaro sulmuan ndërtesën gjatë trazirave vitin e kaluar.

Bolsonaro u distancua nga sulmet e fundit dhe njoftoi në rrjetet sociale se ishte një incident i izoluar i shkaktuar nga një person me probleme mendore.

Sheshi i Tri Forcave, sheshi ikonë që lidh tri degët e qeverisë së Brazilit, ishte skena e trazirave më 8 janar të vitit të kaluar. Mbështetësit e Bolsonaros vandalizuan ndërtesat qeveritare në shenjë proteste kundër humbjes së tij nga presidenti Luiz Inacio Lula da Silva.

Marketing