Sulm me acid në një rrugë në Londër: Mes nëntë të plagosurve janë edhe dy fëmijë (VIDEO)

Nëntë persona, përfshirë fëmijë, u plagosën nga një “substancë gërryese” në Clapham, në jug të Londrës, raportuan mediat britanike.

Marketing

Brigada e Zjarrfikësve të Londrës tha se ata “u thirrën në një incident kimik në Lessar Avenue” këtë mbrëmje. Zjarrfikësit i kanë ofruar ndihmë emergjente një gruaje dhe dy fëmijëve.

Shërbimi i Ambulancës në Londër tha se nëntë persona u trajtuan, pesë prej të cilëve u dërguan në një qendër traume.

“Tre pacientë u transportuan në një spital lokal dhe një u lirua në vendin e ngjarjes”, thuhet në deklaratë.

Policia tha se në mesin e të plagosurve ishin edhe tre policë të cilët tentuan të arrestonin njeriun që u largua nga vendi i ngjarjes.

Anëtarja e Asamblesë së Londrës Marina Ahmad raportoi në X se një burrë hodhi acid mbi njerëzit në një makinë pas aksidentit.