Shtatë persona u vranë në një sulm në Guayaquil, në Ekuador, pas përleshjeve të dhunshme midis bandave rivale të trafikut të drogës.
Vetëm në fundjavë u raportua për 14 viktima.
Persona të armatosur me motoçikleta vranë 7 persona, mes tyre një të mitur.
Kreu i policisë në rrethin Pasquales, ku u kryen vrasjet, viktimat i përkisnin “organizatave të ndryshme kriminale” dhe sipas autoriteteve kjo sjellë “hakmarrje”, nga pala tjetër e bandave.