Sulm me armë në Gjermani: Shumë të vdekur dhe të plagosur

Disa persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të plagosur si pasojë e një sulmi me armë në Halle, në lindje të Gjermanisë.

Marketing

Mediat gjermane raportojnë se autori I sulmit është ende në arrati. Atentati ndodhi pranë një sinagoge në zonën e Paulus.

Ngjarja ndodhi gjatë ditës së Yom Kippur, një festë për hebrenjtë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë për një numër të madh të vdekurish, ndërkohë që shifra e saktë nuk dihet ende.

Autoritetet i kanë bërë thirrje banorëve të qendrojnë larg zonës për shkak se policia është duke kërkuar për autorin.