Sulm me armë në Pragë, 11 vikima dhe 24 të plagosur (VIDEO)

11 persona dyshohet se kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në Universitetin e Pragës. Nga sulmi i armatosur, mbetën të plagosur 24 të tjerë janë plagosur, 9 prej tyre në gjendje të rëndë. Sipas mediave vendase, mes viktimave është edhe autori.

Marketing

Sipas kryebashkiakut të Pragës Bohuslav Svoboda, sulmuesi ra nga ndërtesa dhe vdiq pasi fillimisht qëlloi veten me armë. Megjithatë Policia ende nuk ka specifikuar mënyrën e asgjësimit.

Policia çeke deklaron se autoritetet ndërhynë menjëherë, zona përreth u rrethua dhe u bë e mundur evakuimi i ndërtesës. Ndërkohë qytetarëve i është bërë thirrje të mos dalin nga shtëpinë e tyre. Sakaq nga pamjet e publikuara në mediat e huaja, disa studentë janë fshehur në parvazin e çatisë së ndërtesës. https://twitter.com/nexta_tv/status/1737850378681774401?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1737850378681774401%7Ctwgr%5Ef4e17faa456d6dbc60d316bf6b7dbabf921695bc%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fopinion.al%2Fsulmi-me-arme-ne-prage-11-vikima-dhe-24-te-plagosur%2F

Marketing