Sulm me raketa pranë reaktorit bërthamor të Izraelit

Një raketë tokë-ajër nisur nga Siriaa shpërtheu të enjten në jug të Izraelit, një incident që aktivizoi sirenat paralajmëruese në një zonë që ndodhet pranë reaktorit bërthamor sekret të Dimonas. Lajmi u njoftua nga ushtria izraelite. Deri tani nuk ka njoftime për të plagosur apo dëme materiale.

Ushtria izraelite bëri të ditur se iu përgjigj sulmit me një seri raketash lëshuar në drejtim të Sirisë, përfshirë edhe vendi nga i cili u nis raketa që goditi Izraelin jugor.

Në Siri Agjencia Shtetërore e Lajmeve njoftoi se mbrojtja ajrore e vendit arriti të shënjestrojë e rrëzojë shumicën e raketave izraelite të cilat sikurse u tha shënjestruan zonat në periferi të Damaskut.

Marketing

Radio e Ushtrisë Izraelite tha se raketa siriane ishte lëshuar në drejtim të avionëve izraelitë, por e kishte tejkaluar objektivin e saj duke arritur në zonës pranë reaktorit të Dimonas.

Një gazetar i agjencisë Reuters tha se shprthimi ishte dëgjuar rreth 90 km në veri të Dimonas.

Sipas një zëdhënësi të ushtrisë së Izraelit raketa siriane (SA-5) e cila gaboi objektivin, ishte prej disave të lëshuara ndaj avionëve të forcave ajrore izraelite. Ai shtoi se raketa nuk e kishte goditur reaktorin bërthamor.

Mediat izraelite ka thënë për javë të tëra se mbrojtja ajrore në zonën e Dimonas dhe portin Eilat në Detin e Kuq, po forcohen në pritje të një sulmi të mundshëm me raketa me rreze të gjatë veprimi ose me dron nga forcat e mbështetura nga Irani.

Tensionet mes Izraelit dhe Iranit janë të larta rreth programit bërthamor të Teheranit dhe një rritje së fundmi të sulmeve me qëllime sabotazhi, për disa prej të cilave ata kanë fajësuar njëri-tjetrit./VOA

Marketing