Sulm me raketë në jug të Izraelit nga territori i Sirisë

Izraeli njoftoi se një raketë tokë-ajër e lëshuar nga Siria ka rënë në jug të vendit dhe në kundërpërgjigje të kësaj është goditur bateria nga u lëshua raketa, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga ushtria e Izraelit, thuhet se “Është përcaktuar një raketë tokë-ajër e cila u lëshua nga Siria në rajonin Negev (Shkretëtira Negev) në jug të Izraelit”.

Bateria nga u lëshua raketa është goditur thuhet në deklaratën në të cilën tërhiqet vëmendja se “Në kundërpërgjigje të kësaj ushtria e Izraelit goditi baterinë nga u lëshua raketa si dhe bateritë e tjera të raketave tokë-ajër që i përkasin Sirisë në rajon”.

Marketing

Në deklaratë nuk është dhënë informacion nëse ka pasur apo jo të vrarë ose të plagosur.

Agjencia zyrtare e regjimit të Sirisë njoftoi sulmin

Në anën tjetër Agjencia zyrtare e lajmeve SANA e Sirisë, njoftoi se Izraeli ka kryer sulm raketor ndaj kryeqytetit të Sirisë, Damask.

“Sistemet tona të mbrojtjes ajrore dhanë kundërpërgjigje ndaj raketave të armikut”, thuhet në lajmin e agjencisë. Më tej theksohet se Izraeli sulmin raketor e ka kryer në zonën Dumair në periferi të Damaskut.

Përreth Damaskut krahas ushtrisë së regjimit theksohet se janë të pozicionuar edhe grupe të afërta me Gardën Revolucionare të Iranit.



. .

Marketing