Një sulm me thikë ka ndodhur pasditen e së enjtes në sheshin Parnell, në Dublin. Mediat raportojnë se për pasojë, pesë persona kanë mbetur të lënduar, mes të cilëve tre fëmijë.
Sipas të dhënave të bëra publike nga policia, një vajzë dhe një grua kanë mbetur me lëndime serioze ndërsa dy fëmijë dhe një burrë ndodhen në spital me lëndime të lehta.
Nuk dihen ende motivet e sulmit.