Sulm me thikë në Ferizaj, 4 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e të hënës në Ferizaj të Kosovës, ku 4 persona kanë mbetur të plagosur me thikë.

Marketing

Policia ka bërë të ditur se për sulmin me thikë ka vënë në pranga një 59-vjeçar, i cili dyshohet të jetë autor i kësaj ngjarjeje të rëndë.

Mësohet se një vajzë 10-vjeçare është mes të plagosurve dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta.

Marketing