Të paktën 20 persona, përfshirë fëmijë janë vrarë pasi një bandë e armatosur sulmoi një qytet të vogël në Haiti.
Ndërsa 50 të tjerë u plagosën. BBC shkruan se qytetarët u tmerruan pas përplasjes mes bandave duke u munduar të largoheshin nga zona ku ndodhi sulmi për të shpëtuar.
Një prokuror i qeverisë e përshkroi sulmin si “një masakër”, raportojnë mediat e huaja.
Bandat e armatosura kanë marrë kontrollin e pjesëve të mëdha të Haitit dhe një mision policie i mbështetur nga OKB, i udhëhequr nga oficerë nga Kenia , filloi në qershor një përpjekje për marrë përsëri kontrollin.