Sulm në Burkina Faso: Prifti në mesin e gjashtë viktimave

Të paktën gjashtë vetë janë vrarë në sulmin ndaj një kishe katolike në shtetin afrikan të Burkina Fasos, duke përfshirë edhe një prift lokal.

Marketing

Sulmuesit hapën zjarr ndaj besimtarëve në fshatin Dablo, 90 kilometra nga qyteti Kaje.

Sipas BBC, numri i sulmuesve ishte rreth 30 dhe të cilët dogjën kishën pastaj.

Kryebashkiaku i qytetit, Ousmane Zongo, përshkroi panikun në qytet, ndërsa ndërtesat e tjera u dogjën dhe një qendër shëndetësore u plaçkit.

Dhuna xhihadiste ka lulëzuar në Burkina Faso që nga viti 2016 dhe ky është sulmi i tretë në një kishë brenda pesë javësh.

Luftëtarët e lidhur me Al-Kaidën dhe grupin e Shtetit Islamik, si dhe Ansarul Islam lokale kanë qenë aktive në rajon.

Marketing