Një person i armatosur hyri në një katedrale katolike pranë qytetit më të populluar të Brazilit, São Paulo duke shkaktuar vdekjen e 5 personave.
Në Katedralen Metropolitane në qytetin e Campinas po mbahej një meshë kur hyri sulmuesi me 2 armë dhe filloi të qëllonte, shkruan BBC.
Policia ushtarake konfirmoi se nga të shtënat mbetën të plagosur rëndë edhe 4 të moshuar. Pak momente më vonë, ai u vetëvra në katedrale. Ende nuk dihet motivi.
“Ishte e frikshme. Ai hyri dhe gjuajti në mënyrë të rastësishme tek njerëzit, të gjithë po luteshin,” tha dëshmitari Alexandre Moraes për GloboNews.
Campinas është një qytet industrial rreth 100 km në veri-perëndim të Sao Paulos.
Me që ky personi në fjalë nuk është musliman, atëherë ky nuk do të quhet terrorist por një person i armatosur, që nuk i dihen motivet. Por të ishte musliman, nuk ka lidhje a i ka mend në kokë, a është krisur apo shumë gjëra që lidhen me mbrapshtinë e personalitetit të tij, ai do të ishte terrorist! Ky lajm as nëpër qoshet më të thella të portaleve tona nuk gjendet, pasi akuza ndaj muslimanëve këtu nuk ka! Është një vrasje e zakonshme për ta!
Ky lajm është shumë i rëndë dhe me të vërtetë është terrorizëm. Të shkosh e të sulmosh një vend ku besimtarët kryejnë ritualet e tyre është gjë shumë bizare dhe e tmerrshme kushdo që e bënë këtë.