Të paktën tetë gazetarë u vranë dhe dy të tjerë u zhdukën në sulmet ajrore izraelite në Gaza, të cilat filluan pas ofensivës së papritur të Hamasit në Izrael.
Zyra e mediave e Gazës në një deklaratë tha se gazetarët e vrarë ishin Said al-Tavil, Muhammed Subh, Hisham en-Nawacihe, Ibrahim Lafi, Muhammed Cergun, Muhammed es-Salihi, Esad Shemlah dhe Selame Mime, dhe dy gazetarë të tjerë, Nidal al-Vahidi dhe Heysem Abdulvahid, janë shpallur të zhdukur, raporton Anadolu.
Ndërkohë, në deklaratë thuhet se shtëpitë e tre gazetarëve u shkatërruan plotësisht dhe të paktën 40 media ishin objektiv i sulmeve ajrore.
Situata u përshkallëzua në Gaza pas një sulmi në më shumë fronte nga grupi palestinez Hamas.
Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ajrore duke ndërprerë gjithashtu furnizimin me ujë dhe energji elektrike në Gaza, duke përkeqësuar në mënyrë të theksuar situatën tashmë të rëndë humanitare.