Sulmet ajrore ruse në Ukrainë kanë vrarë të paktën 13 persona dhe kanë plagosur 56 civilë në të gjithë vendin, sipas zyrtarëve rajonalë.
Rusia lëshoi 250 dronë dhe 14 raketa balistike kundër Kievit, sipas forcave ajrore të Ukrainës, duke shkaktuar zjarre në ndërtesat e banimit, shkruan BBC.
Të paktën 14 persona janë plagosur në kryeqytet. Ishte një nga sulmet më të mëdha ajrore të kombinuara në qytet që nga fillimi i luftës.
Forcat ajrore thanë se kishin rrëzuar gjashtë raketa dhe 245 dronë.