Sulmet kibernetike ngrenë alarmin për masa parandaluese

Nevoja për mbrojtjen e shtetit nga sulmet kibernetike është po aq e madhe sa edhe mbrojtja fizike përmes ushtrisë dhe policisë. Kështu vlerësojnë ekspertët e fushës së informatikës dhe të komunikimit pas sulmeve kibernetike ndaj faqes zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë së Veriut

Marketing

Veriut në vazhdimësi kanë thënë se “sulmet kibernetike janë një kërcënim real dhe se shteti ka mekanizma mbrojtës”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliveri Spasovski, ka thënë se “çdo institucion punon individualisht për t’i mbrojtur të dhënat elektronike”.

Ai ka deklaruar se Ministria e Punëve të Brendshme në koordinim me Departamentin e saj për Parandalimin e Krimit Kompjuterik dhe Agjencinë për Komunikime Elektronike, institucioneve shtetërore po u jep ndihmën e nevojshme profesionale për mbrojtjen e sistemit.

Sulme kibernetike ndaj institucioneve të Maqedonisë së Veriut kanë ndodhur edhe vitin 2021 kur është sulmuar faqja e internetit e Entit Shtetëror të Statistikave. Në shënjestër të sulmit ka qenë sistemi i regjistrimit të popullsisë.

Në vitin 2020 ishte sulmuar faqja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve që kishte shkaktuar probleme në përpunimin e të dhënave të votimit nga zgjedhjet parlamentare./REL