Sulmet ndaj mjekëve nuk kanë të ndalur: Incident edhe në spitalin Klinik të Tetovës,Oda e mjekëve ,sanksione të ashpra ndaj shunuesve në institucionet shëndetësore

Policia e Tetovës ka njoftuar sot se në repartin Internestik të Spitalit Klinik të Tetovës rreth orës 11 ka patur një sulm verbal ndaj punonjësve shëndetsorë.Sipas policisë, 39 vjeçari nga fshati Neproshten i Tetovës ka sulmuar verbalisht mjekun F.F 59 vjeçar i punësuar në repartin internestik. Policia ka arritur në vendngjarje dhe punon në zbardhjen e rastit.Sot edhe në spitalin e qytetit të Shkupit ndodhi një sulm verbal ndaj mjekëve ndërsa para disa javësh u sulmua fizkisht një mjek në spitalin e Tetovës i cili përfundoi me lëndime të rënda në Shkup.
Oda e Mjekësve përmes kumtesës u bën apel organeve dhe institucioneve kompetente t’i ndërmarrin të gjitha masat që i kanë në dispozicion dhe t’i ndëshkojnë në mënyrë më të ashpër shkaktuesit e incidenteve në institucionet shëndetësore.Në dy ditët e fundit kanë ndodhur tre incidente të dhunës verbale dhe fizike mbi punonjësit shëndetësorë edhe atë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup, në Repartin Intern në Spitalin Klinik në Tetovë dhe një në spitali privat në Shkup, theksojnë nga Oda e Mjekësve.Nga Oda e Mjekëve theksojnë se në periudhën e kaluar kanë inicuar disa takime dhe debate që të ndërpritet dhuna në shëndetësi.Oda e Mjekëve do të vazhdojë me aktivitetet që t’i jepet fund dhunës në shëndetësi e cila kohëve të fundit ka marrë një hov të madh. Qëllimi është që të mundësohen kushte normale të punonjësve shëndetësorë për kryerjen e profesionit të tyre në kujdesin për qytetarët të cilëve u nevojitet mbrojtje shëndetësore, mes të cilëve janë edhe të afërmit e atyre të cilët shkaktojnë dhunë verbale dhe fizike në institucionet shëndetësore.

Marketing