Sulmet ruse, 220 mijë ukrainas kthehen në vendlindje

Në një kohë që 2,5 milionë ukrainas janë larguar nga atdheu i tyre për shkak të luftës, shërbimi kufitar ukrainas ka raportuar se në vend po kthehen qindra mijëra të tjerë.

Marketing

Rreth 220 000 ukrainas janë kthyer në Ukrainë që nga nisja e luftës, 18 000 prej të cilëve vetëm në 24 orët e fundit.

Shumica e të kthyerve janë meshkuj, të cilët duan të mbrojnë vendin e tyre nga pushtimi rus.