Sulmi i Hezbollahut në Haifa, si e shpoi droni me shpejtësi 370 km/h mburojën e hekurt të Izraelit?

Një dron i Hzbollahut goditi ditën e djeshme një bazë të ushtrisë izraelite në distriktin e Haifas duke lënë disa të vdekur e dhjetëra të plagosur.

Marketing

Pyetja që shtrohet është se pse Hezbollahu zgjodhi pikërisht këtë objektiv?

Baza “Binyamina” ndodhet në distriktin Haifa, një zonë që lëvizja libaneze e ka treguar vazhdimisht si objektivin e saj kryesor. Është një zonë që pret infrastrukturën, kazermat dhe portin (civil, ushtarak). Pra, nuk ka mungesë të sajteve për të synuar. Dhe nuk është rastësi që në “listën” e tyre e kanë përfshirë edhe fraksione të tjera shiite.

Për më tepër, ne po flasim për një rajon afër territorit libanez dhe kjo shkurton distancën për ata që sulmojnë. Në këtë mënyrë Hezbollahu ruan presionin ndaj kundërshtarit, reagon në fazën e vështirë dhe shmang “shkatërrimin” e raketave më të fuqishme. Thashethemet në media pretendojnë se “partisë së Zotit” i ka mbetur ende edhe 1/3 e bombave me rreze të shkurtër dhe të mesme. Vlerësimi i atribuohet burimeve të sigurisë izraelite dhe këto janë të dhëna që duhen trajtuar gjithmonë me kujdes.

Më pas është një synim i dukshëm propagandistik i shoqëruar nga ai operacional, pasi këtë mëngjes militantët e përkufizuan Haifën si “Kyriat Shmona e re” , një vend kufitar që ka qenë gjithmonë i ekspozuar ndaj sulmeve dhe specifikuan se bombardimi është një përgjigje ndaj raketave izraelite që vijojnë të bien mbi Bejrut.

Me këtë lëvizje, Hezbollau duket se synon të vendosë një “ekuacion” të ri luftarak duke parë edhe taktikat që janë përdorur për të goditur Haifan.

Guerilët kanë dërguar dronët e tyre në këtë sektor në të kaluarën në bastisje ku ata filmuan objektivat dhe më pas shpërndanë imazhet për qëllime propagandistike. Por disa nga këto fluturime sigurisht që shërbyen për të vëzhguar mbrojtjen dhe pikat e dobëta të izraelitëve.

Dhe në sulmin e djeshëm ata përdorën një rrugë të parë tashmë, me dronë kamikazë pa pilot që mbërrinin nga deti. Në të njëjtën kohë sulmi u gërshetua me goditjet e zakonshme, të dendura, të raketave sepse u lëshuan rreth 180 për të çarë mburojën e hekurt “Iron Dome”.

Sipas IDF, “kundërajrorët” shkatërruan njërin nga dronët, ndërsa tjetri, duke përparuar në lartësi të ulët, u shpëtoi luftëtarëve.

Por, episodi konfirmon se nuk ka mbulim total ndaj këtyre kërcënimeve dhe për herë të parë bie në sy se Hezbollau ka përdorur një variant të “Mirsad 1”, dron i dizajnit iranian.

Ky lloj droni mund të lëshohet në një distancë prej 120 kilometrash dhe përmban 40 kilogramë municione, e ka një shpejtësi 370 km/h.

“Mirsad 1” është armë relativisht e thjeshtë, jo shumë e shpejtë por mund të shkaktojë dëme masive. Burimet izraelite pohojnë se milicia shiite ka mbi 2 mijë dronë për zbulim dhe sulm, mjete këto të dhuruara nga Irani.