Sulmi me armë në shkollën 9-vjeçare, Serbia shpall tri ditë zi kombëtare

Qeveria e Serbisë ka shpallur tri ditë zi kombëtare, duke filluar nga e premtja 5 maj deri më 7 maj, pas ngjarjes së rëndë në një shkollë 9-vjeçare, ku një 14-vjeçar qëlloi për vdekje 9 persona/
Shkolla do të jetë e ndërprerë dhe nuk do të ketë mësim gjatë ditës së sotme, ndërsa nesër do të fillojë me një minutë heshtje, bëjnë me dije autoritetet.

Marketing

Të paktën 9 viktima raportohen nga përditësimi më i fundit i autoriteteve vendase, mes të cilëve roja i shkollës dhe 8 fëmijë.

Mësohet se 14-vjeçari kishte planifikuar të shtënat një muaj më parë.

I dyshuari kishte një listë të fëmijëve për të synuar dhe kishte planifikuar në detaje se në cilat klasa do të shkonte së pari.

Prindër të nxënësve të shkollës 9-vjeçare, ku ndodhi sulmi, shfaqen në ankth për fatin e fëmijëve të tyre.

Qeveria njoftoi se atyre po iu ofrohet ndihmë psikologjike.