Numri i të vdekurve në sulmin me raketa në stacionit e trenit në Kramatorsk të Ukrainës ka shkuar në 50, ka thënë guvernatorit ushtarak rajonal.
Numri i viktimave është rritur në 50 tha Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake të rajonit Donetsk.
Në një përditësim në Telegram, Kyrylenko tha se 50 njerëz kishin vdekur, pesë prej të cilëve ishin fëmijë.
“Kemi një numër kaq të madh viktimash në këtë orë si rezultat i sulmit të forcave pushtuese ruse me raketë balistike në stacionin hekurudhor Kramatorsk”,-tha ai.
“Në këto moment janë dërguar në spitale 98 persona. Presim që viktimat e tjera të kërkojnë ndihmë mjekësore brenda një ose dy ditësh, kështu që numri i viktimave do të ndryshojë vazhdimisht. Nga 98 të plagosurit që u dërguan në objektet mjekësore, 16 ishin fëmijë, 46 ishin gra dhe 36 ishin burra”,-tha Kyrylenko.