Sulmi ndaj mjekut, SPB-Tetovë, lëshon padi penale kundër A.B dhe vëllait të tij L.B

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, gjatë ditës së sotme (7-shtator), ka lëshuar padi penale kundër personit A.B. (43) nga Reçica e Madhe dhe vllaut të tij L.B. (40) nga Tetova, për shkak të bazave të dyshimit se kanë kryer vepër penale ,”dhunë”  sipas nenit 386 alinea 3 lidhur me alinea 1 nga Kodi penal.

Marketing

 

Të njëjtit janë të dyshuar se më datë 06.09.2018 në peridhë prej ora 09.00 deri ora 09 e 30 minuta, në Rrepartin për sëmundje të lëkurës, në Spitalin klinik të Tetovës, e kanë sulmuar fizikisht mjekun A.E (45) nga Tetova. Të dyshuarit A.B. dhe L.B. janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në Stacionin policorë Tetovë, kurse gjatë ditës së sotme, me parashtresë adekuate do të  dërgohen përpara gjykatësit përkatës, me procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Tetovë.