Sulmi ndaj zv/kryeministrit Abazoviç, Europa paralajmëron qeverinë malazeze!

Trazirat e fundit në Malin e Zi, nuk e kanë lënë indiferent Bashkimin Europian.

Marketing

Që nga momenti kur u paralajmërua mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiç filluan akuzat mes Kryeministrit dhe Zv/kryeministrit, protestat në rrugë dhe së fundmi erdhi edhe propozimi për shkarkimin e Kryetarit të Parlamentit, Aleksa Beçiç.

Në mesin e tensioneve, kryetarja e Delegacionit të BE-së në Podgoricë, Oana Kristina-Popa bëri thirrje për qetësimin e situatës dhe zgjidhjen e saj përmes konsultimeve të ndërsjella dhe konsensusit.

“Mali i Zi ka legjitimitet demokratik. Është shtet demokratik dhe duhet t’i zgjidhë problemet në institucionet shtetërore, jo në rrugë”, deklaroi Popa.

Thirrja e saj vjen në kulmin e krizës politike që solli përplasja e zëvendëskryeministrit shqiptar Dritan Abazovic me kreun e ekzekutivit Zdravko Krivokapiç.

Se kush do ta fitojë luftën mes tyre, këtë do ta vendosë parlamenti në 3 shkurt, por shpresat e Abazoviç për shumicë votash në sallë i shton mbështetja e presidentit Milo Gjukanoviç dhe partisë së së tij. Një ditë më parë, qindra qytetarë të pakënaqur nga paralajmërimi i koalicionit “E zeza mbi të bardhën” për formimin e qeverisë së pakicës, protestuan në Podgoricë, Nikshiç dhe Berane.

Mes tyre kishte edhe ekstremistë pro-serbë. Turma e mbledhur përpara ndërtesës së qeverisë rrethoi Abazovicin e nuk munguan , dhe as përplasjet, fjalët fyese në drejtim të tij nuk munguan. “Tradhtar, ti je tradhtar”, thërrisnin protestuesit ndërsa ai iu përgjigj: Tradhtinë kërkojeni diku tjetër!

Marketing