Sulmi në sallën e koncerteve në Rusi/ Rëndohet bilanci i viktimave, mes tyre tre fëmijë

Komiteti Hetimor Rus ka përditësuar numrin e të vdekurve në sulmin në Crocus City.

Marketing

Në një deklaratë komiteti njoftoi se trupat e 137 personave janë gjetur në vendin e sulmit terrorist, tre prej të cilëve janë fëmijë.

Sipas tyre deri më tani janë identifikuar 62 trupa.

“Për viktimat e mbetura po kryhen ekzaminime gjenetike për të përcaktuar identitetin e tyre. Vazhdojnë hetimet në vendngjarje”, thuhet në deklaratë.

Marketing