Imami i xhamisë së rrugës së Kavajës, Ahmed Kalaja, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme në kryeqytet, ku pesë persona u sulmuan me thikë në këtë kult fetar.
Në një video në mediat sociale, Kalaja tregon se personi, që tashmë është arrestuar Rudolfi Nikolli, është futur në xhami dhe ka qëlluar me thikë disa besimtarë dhe disa persona që kanë qenë në rrugë.
Më tej Kalaja shpreson që kjo ngjarje të mos ketë qenë një sulm terrorist, por një akt i momentit i një personi që nuk është mirë mendërisht.
“Sot pasdreke nga ora 2 ka ndodhur një akt barbarie pranë xhamisë “Dine Hoxha”, një njeri i armatosur ka goditur besimtarët brenda xhamisë, por ka goditur dhe njerëzit që kanë qenë në rrugë. Faleminderit Zotir që personi është arrestuar, situata është nën kontroll dhe nuk ka asnjë për t’u shqetësuar.
Shpresojmë që të mos ketë qenë ndonjë akt terrorist, por të ketë qenë një njeri me të meta mendore. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, shpresoj që për punë orësh xhamia do të kthehet në gjendjen e saj të mëparshme. Zoti i largoftë nga ne njerëzit me probleme dhe duan të prishin harmoninë e këtij muaji të shenjtë. Janë plagosur disa vëllezër nga stafi i xhamisë, por dhe disa që kanë qenë duke adhuruar Zotit. Policia ka reaguar në kohë“, shprehet Imami Kalaja.
blob:https://www.facebook.com/cc40750a-b5dc-4dd6-b728-e535103f7adb