Sulmi rus në portin ukrainas, rritet ndjeshëm çmimi i grurit

Çmimet e grurit u rritën ndjeshëm në tregjet ndërkombëtare pas goditjes së një droni rus kundër një porti ukrainas në lumin Danub.

Marketing

CNN raporton se një kapanon drithi në portin e Renit u godit dhe u dëmtua ndjeshëm.

Në orën 9 të mëngjesit, çmimi i grurit për dorëzimin e shtatorit në bursën e Çikagos ishte gati 6% më i lartë se mbyllja e mëparshme.

Tregjet janë të shqetësuara për një situatë shtrënguese të furnizimit pas tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja e grurit dhe sulmeve kunder infrastrukturës së portit ukrainas.