Sulmi terrorist në Banjskë, edhe dy muaj paraburgim për tre të dyshuarit

Masa e paraburgimit tre të dyshuarve për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, është vazhduar edhe për dy muaj.

Marketing

Këtë lajme e ka konfirmuar zëdhënësja e gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi për Express.

Sipas këtij vendimi, të dyshuarit do të jenë në paraburgim deri më 24 shkurt.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve D.M, B.S dhe V.T, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e PSRK-së dhe tre të pandehurve iu ka vazhduar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, për secilin.

Masa e paraburgimit të pandehurve iu është vazhduar nga data 24.12.2023 deri me datë 24.02.2024.”

Kujtojmë se të dyshuarit ndodhen në paraburgim që nga 26 shtatori.

Marketing