Sulmohet fizikisht kryeministrja daneze, arrestohet një person

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, është sulmuar në Kopenhagë.

Marketing

Policia daneze ka bërë të ditur se në lidhje me sulmin është arrestuar një person, por që nuk dhanë komente të mëtejshme.

Frederiksen kohët e fundit ka bërë fushatë me partinë e saj përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian të dielën, teksa zgjedhjet janë dominuar nga një rritje e së djathtës ekstreme, shkruan The Telegraph, transmeton Klankosova.tv.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe kryeministrja e Letonisë, Evika Silina, e cila u shpreh e tronditur nga sulmi.

Marketing