Sulmohet fizikisht në krye të detyrës gazetari Nevrij Ademi

Gazetari Nevrij Ademi është sulmuar fizikisht duke qenë në krye të detyrës në hapësirat e shkollës në fshatin Gjurgjevishtë, raporton TetovaSot.

Marketing

Nevrij Ademi për TetovaSot tha se duke raportuar për shkollën e Gjugjevishtit, është ndalur nga një person dhe është sulmuar me sëpatën e marrur nga pastruesi i shkollës.

“Isha duke raportuar para shkollës në të cilën është investuar, përderisa një person mori sëpatën e pastruesit që ishte duke prerë drunj, dhe vrapoi drejt meje për të më sulmuar”, tha Nevrij Ademi.