Sulmohet me thikë futbollisti i Flamurtarit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku futbollisti i Flamurtarit, Sodiq Atanda, është sulmuar me një mjet prerës në rrethana ende të paqarta.

31-vjeçari, me shtetësi të huaj, është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burime pranë policisë bëjnë me dije se dyshohet se ai është goditur gjatë një tentative grabitjeje në rrugë.

Autoritetet po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të sulmit dhe identifikimin e autorëve. Gjendja shëndetësore e Atandës ende nuk dihet me saktësi, ndërsa priten detaje të mëtejshme.

Njoftimi:

Sot, rreth orës 18:00, në vendin e quajtur “Kali i Trojës”, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka mbetur i dëmtuar lehtë në dorë, dyshohet me mjet prerës (thikë), shtetasi S. A., 31 vjeç, me origjinë nigeriane. Pas marrjes së mjekimit në spital, 31-vjeçari është paraqitur në komisariat për të bërë kallëzimin për rastin.

Falë veprimeve të shpejta të kryera nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit D. B., 21 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij, i cili paraprakisht dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Marketing