Dje më datë 18.05.2022 rreth orës 19.30 në SPB Shkup, nga Kompleksi i klinikave “Nënë Tereza” është raportuar se me lëndime është sjellë LM (50) nga Shkupi.
Punonjësit e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe në bisedë me ta, L.M. ka raportuar se rreth orës 19 në rrugën 28 në Singeliç është sulmuar nga tre persona pas së cilës BJ, i cili e ka njohur, ka gjuajtur disa plumba në drejtim të tij dhe i ka shkaktuar një plagë me armë zjarri në këmbë.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur pjesë të ekipit nga SPB Shkup. Po merren masa për zbardhjen e rastit, thuhet në kumtsën e MPB-së.