Sulmohet punëtori i “Higjienës Komunale”

 

Një 48-vjeçar ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht teksa ka qenë duke e kryer punën në “Higjienën Komunale”, transmeton TV21.

Marketing

“Më datë 19.07.2023 në ora 20.30 në SPB Shkup, J.M.(48) nga Shkupi ka denoncuar se në rajonin e Shuto Orizares, derisa ka qenë duke i kryer detyrat në NP “Higjiena Komunale”, pas një keqkuptimi paraprak në trafik, është sulmuar fizikisht nga një person. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB-ja.