Një sulm me bombë ka ndodhur sot në një xhami sunite në qytetin Kunduz në Afganistan, duke vrarë 33 persona dhe plagosur 43 të tjerë. Sipas zyrtarëve mes të plagosurve janë edhe fëmijë.
Sulmi në xhaminë Mawlawi Sekandar është i dyti në pak ditë në qytetin verior. Ai vjen pas katër sulmeve në të gjithë Afganistanin të enjten, të gjitha të marra përsipër nga grupi i Shtetit Islamik (IS).
Talebanët thonë se kanë mundur IS-in, por grupi mbetet një sfidë kryesore e sigurisë për sundimtarët e rinj të Afganistanit.
Askush nuk e ka pranuar kryerjen e sulmit të së premtes në Kunduz, i cili erdhi ndërsa besimtarët u mblodhën për t’u lutur.
Shpërthimi ishte i ngjashëm me bombën e së enjtes që shpërtheu një xhami myslimane shiite në Mazar-i-Sharif, duke vrarë të paktën 31 njerëz dhe duke plagosur 87 të tjerë.
Duke pranuar sulmet e së enjtes, IS tha se ishte pjesë e një fushate globale në vazhdim për t’u “hakmarrë” për vdekjet e ish-liderit dhe zëdhënësit të saj.