Sulmoi bashkëshorten me mjetë të fortë, ndalohet nga policia

Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 08.00 në SPB Tetovë një grua 37 vjeçare nga një fshat i rrethit të Tetovës, ka raportuar se të njëjtën ditë në orët e hershme të mëngjesit pas një mosmarrëveshje dhe zënke verbale ka qenë e sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj B.D. (37), i cili gjatë sulmit kishte përdorur edhe një mjet të fortë.

“Me personin e raportuar është zhvilluar bisedë zyrtare në stacionin policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse”, njoftojnë nga policia.

Marketing