Sulmoi fizikisht nënën e tij, arrestohet tetovari

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme kanë privuar nga liria një tetovar, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Marketing

“Mbrëmë (05-maj) rreth orës 22:20, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 35- vjeçarin A.V. Nga një fshat i Tetovë, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga nëna e tij 55-vjeçare se i njëjti e kishte sulmuar fizikisht, rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar, pas së cilës kundër tij do të përgatitet procedimi përkatës”, thonë nga SPB-Tetovë.