Sulmon familjarin duke ia thyer veturën

Nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës njoftohet se dje në Fushë Kosovë ka ndodhur një konflikt në familje.

Marketing

I dyshuari mashkull K/Shqiptar pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën poashtu mashkull K/Shqiptar duke ia thyer xhamin e veturës.

Si pasojë e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.