Edhe një rast tjetër i dhunës në familje.
Është arrestuar një person i dyshuar mashkull në qytetin e Podujevës për dhunë në familje, shkruan lajmi.net.
I njëjti dyshohet se kishte sulmuar gruan e tij pas një mosmarrëveshje familjare.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është trajtuar në Emergjencën e Podujevës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.