Sulmues i njohur kroat do ta ketë rrogën 1 euro në muaj

Sulmuesit kroat Nikola Kaliniq do të paguhet vetëm 1 euro në muaj, pasi ka nënshkruar për skuadrën Hajduk Split.

Marketing

Kjo u bë e ditur nga drejtori i klubit kroat, Mindaugas Nikolicius. Ai tha se kjo ishte marrëveshje më e lehtë që e kishte arritur gjatë këtyre tre viteve.

Ai tha se futbollisti i njohur po kthehet për dashurinë e pastër për Hajdukun.

“Kaliniq ka vetëm një synim, të ndihmojë Hajdukun që të fitojë titullin dhe të jetë Kampion i Kroacisë pas 19 vitesh”, tha ai.

35 vjeçari kishte qenë pjesë e shumë skuadrave të njohura si: Roma, Milan, Atletico Madrid.

Po ashtu, ai ishte edhe reprezentues i kombëtares së Kroacisë.