Sulmuesi nga Maqedonia transferohet te Prishtina

Skuadra e Prishtinës ka bërë një tjetër “goditje” gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Prishtina ka arritur akordin për kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër me sulmuesin e nacionalitetit boshnjak/musliman nga Maqedonia, Alen Jasharoski.

Marketing

26 vjeçari i lindur më 6 nëntor 1991 në Shkup, së fundi ka luajtur në skuadrën e madhe shqiptare nga Maqedonia, FC Shkupi me të cilën ka siguruar pjesëmarrjen në Evropa Ligë. Me Shkupin në edicionin 2017/18 ka zhvilluar 35 ndeshje, ka shënuar 13 gola dhe ka regjistruar 5 asistime.

Jasharoski më herët ka luajtur edhe për skuadrat tjera maqedonase, Horizont Turnovo, Rabotniçki, FK Skopje, Euromilk Gorno Lisice dhe para Shkupit në Makedonija Gjorgje Petrov – më këtë fundit para se të kalonte në FC Shkupi, në sezonin 2016/17, nga 32 ndeshje i kishte shënuar 12 gola.

“E di që Prishtina është klub i madh dhe ka luajtur në ligën e fortë të atëhershme të Jugosllavisë. E di që ka tifozë të zjarrtë dhe për mua Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe kjo më ka tërhequr më së shumti që të jem pjesë e Prishtinës. Pres që me skuadrën të shkojmë sa më lartë në Kupat e Evropës, ndërsa të jemi kampion dhe të synojmë Kupën në Kosovë. Ardhja nga një klub i madh siç është Shkupi në Maqedoni, do të më ndihmoj që sa më lehtë të përshtatem me klubin e ri dhe të ambientohem me qytetin e Prishtinës”, ka thënë sulmuesi i ri i skuadrës, Alen Jasharoski.

Jasharoski do t’i bashkohet skuadrës të shtunën në përgatitjet e Banjës së Pejës.

Marketing