Sipas mediave italiane, Nedim Bajrami në listën e dëshirave të Milanit gjatë merkatos së verës. Bajrami, një nga xhevahirët të skuadrës së Empolit, është gati të ndryshojë mjedisin, posaqërisht për faktin se presidenti Korsi është gati ta shesë në verë.
Sipas “Tuttosport”, mes klubeve të interesuara është edhe Milani, i cili do të përballet me të në Serie A gjatë fundjavës. Stefano Pioli do ta ndjekë nga afër me synimin për ta rrëmbyer në qershor futbollistin e kombëtares së Shqipërisë.
Në rast të realizimit të transferimit, do të ishte një hap i madh në karrierë për Bajramin, teksa do të vishej dyfish kuqezi, në rang klubi dhe kombëtareje.