Papu Gomez padyshim që përveç kapitenit, është edhe një nga lojtarët më të mirë te Atalanta, sidomos në këto vitet e fundit, kur skuadra po arrin suksese të mëdha.
Megjithatë në një bisedë me ndjekësit e tij në “Instagram”, sulmuesi zikaltër është shprehur se nuk ka dashuri për asnjë skuadër, duke thënë se atë ia premton vetëm gruaja së tij. “Dashuri për ndonjë skuadër? Nuk dua të shtirem, dashurinë ia premtoj vetëm gruas sime, Lindës.
Nuk kam puthur kurrë asnjë fanellë, as të Atalantës, për të cilën kam luajtur më shumë se 200 ndeshje. Ndryshon nga dita në ditë. Nesër mbase bën fjalë me presidentin ose trajnerin, ose ka shkaqe të tjera dhe dëshiron të ikësh. Fëmijëve u them gjithmonë që të mos premtojnë kurrë dashuri dhe të mos puthin kurrë fanellën e radhës.
Pengu? Do të kisha ikur tek Atletiko e Madridit në vitin 2013 nëse nuk do të kisha përfunduar në Ukrainë te Metalist Kharkiv. Do të më pëlqente ta shikoja veten në ligën spanjolle. Kur je i ri e ke mendjen vetëm te klubet e mëdhenj.”, u shpreh Gomez.