“Sunny Hill Festival” nis sonte, Dua Lipa del në konferencë për mediet nga Prishtina

Dua Lipa ka dalë këtë pasdite në një konferencë për mediet në Prishtinë, ndërkohë që sonte nis “Sunny Hill Festival”.

Marketing

Artistja ka mbërritur në Kosovë natën e kaluar dhe ka publikuar një foto nga parku i Gërmisë aty ku do të mbahet festivali, ndërsa u shpreh se mezi pret natën e sotme.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga drejt parkut të Gërmisë do të jetë e mbyllur për automjetet nga mesnata e 4 gushtit deri mëngjesin e 8 gushtit.
26-vjeçarja do të hapë sonte festivalin me performancën e saj. Në skenë do të ngjiten këngëtarë ndërkombëtarë si J Balvin, Diplo dhe Skepta apo artistë shqiptarë si Kida, Yll Limani e Elvana Gjata.

Marketing