Supa me lakuriq nate dyshohet që përhapi virusin vdekjeprurës në Kinë

Virusi vdekjeprurës koronavirus, i cili ka vrarë deri tani 17 persona, mund të jetë përhapur nga një supë me lakuriq nate, një pjatë shumë popullore në qytetin kinez të Wuhanit.

Marketing

Ekspertët mendojnë se këto kafshë mund të jenë bartëset e virusit, sipas një publikimi në “Buletinin Shkencor Kinez”.
“Koronavirusi mund të ketë origjinë lakuriqët e natës, por mes lakuriqëve të natës dhe njerëzve mund të ketë një ndërmjetës që ende nuk njihet”, thonë shkencëtarët.

Ndërsa, sipas CNN, ndërmjetësit janë gjarpërinjtë, të cilët gjuajnë lakuriqët e natës dhe më pas shiten nëpër tregjet e Wuhanit.

Kina ka konfirmuar deri më sot 571 raste të prekjes nga ky virus dhe 17 vdekje.

Marketing