Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, po kalon në formë të jashtëzakonshme në Championship (Liga e Dytë e Anglisë) me ekipin e Swanseas, përcjell Zëri.info.
Futbollisti nga Prizreni ka shënuar gol të bukur në ndeshjen ndaj QPR që po luhet në kuadër të xhiros së katërt.
Celina e morri një top pak metra larg mesit të fushës, depërtoi drejt zonës për të realizuar gol në minutën e 30-të për rezultatin 0:1.
Ky është goli i parë i Celinës në këtë edicion.
Sigurisht se ky është një lajm i mirë edhe për përzgjedhësin Bernard Challandes para ndeshjeve të Kosovës ndaj Republikës së Cekisë dhe Anglisë që luhen më 7 dhe 10 shtator.