Juventus ka realizuar përmbysjen më të madhe të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur 3:0 Atletico Madridin në ‘Allianz Stadium’, për të siguruar kalimin në çerekfinale.
‘Zonja e Vjetër’, edhe pse kishte rezultat aspak pozitiv nga ndeshja e parë, ku kishte humbur 2:0 në Madrid, ka arritur të përmbysë rezultatin, falë një performance të paharruar të Cristiano Ronaldos, që dëshmoi edhe një herë që është i lindur për ndeshje të mëdha.
Luhej minuta e 34’, kur Ronaldo kërceu mbi Juanfran, për t’i dhuruar epërsinë e parë Juventusit.
Portugezi, u shfaq me të filluar pjesa e dytë, duke shënuar sërish me kokë, për 2:0.
Ronaldo nuk u ndal me kaq, dhe në minutën e 86’ kompletoi ‘hat-trikun’, pas ekzekutimit në mënyrën më të mirë të një penalltie të fituar nga Bernardeschi.
Në fund, Juventus 3:0 Atletico Madrid.